Arbenita duket se nuk e ka harruar ende konfliktin mes saj dhe Unikkatilit, referuar postimit të saj të fundit në Tik Tok.
Kujtojmë se modelja para pak ditësh publikoi një mesazh ku kuptohej se reperi po e ngacmonte. Një ditë më pas Unikkatil reagoi duke i cilësuar shpifje postimet e Arbenitës, madje shtoi se ajo vetë i kishte montuar mesazhet.
Menjëherë pas kësaj Ismajli publikoi një video ku dukej biseda me Unikkatilin dhe këtë herë profili mbante tiketën blu.
Pas gjithë kësaj Arbenita duket e lumtur që e nxorri bllof reperin para të gjithëve, siç shihet edhe nga videoja e saj në Tik Tok.
“Kështu ndihem pasi shkatërrova egon e një mashkulli”, ka shkruar ai krahas videos.