Djegiet nga dielli janë të pashmangshme, sidomos gjatë stinës së verës.
Nuk është e mundur të hiqni qafe skuqjen nga djegia e diellit brenda natës, por ka gjëra që mund të bëni për të filluar minimizimin e një djegie nga dielli sapo të vini re se keni një të tillë.
Sipas dermatologëve Flora Kim dhe Amy Ross përdorimi i një ibuprofeni do të ishte efektiv.
“Si një ilaç anti-inflamator ai me të vërtetë mund të bëjë një ndryshim në kufizimin e inflamacionit, i cili shoqërohet me skuqjen intensive të një djegie nga dielli”, shpjegon Ross.
Krahas kësaj, mjekët rekomandojnë që të siguroheni që fytyra të jetë vazhdimisht e hidratuar.
“Mbajtja e djegies së freskët menjëherë me akull ose diçka tjetër të ftohtë do të ndihmojë në minimizimin e shkallës së djegies, nëse bëhet në mënyrë akute”, ndan Kim, i cili gjithashtu rekomandon të aplikoni “sasi të bollshme të xhelit të pastër të aloe vera” më shpesh.
Krahas aloe verës, ata rekomandojnë që të përdorin edhe vitaminën C, E, si dhe acid ferulik.
Me këtë rast, dermatologët thonë se përderisa lëkura është e djegur nga dielli, duhet pasur kujdes që të mos e gërvishni apo dëmtoni atë./Gazeta Enigma/