Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, u ka dhënë këshilla të shumta banorëve të shtëpisë më të madhe në vend.
Ai ka theksuar se banorët duhet që të dojnë njëri-tjetrin më shumë.
“Banorë nuk duhet të ulni intesitetin e lojës, të acaroni njëri tjetrin me fjalë jo me dhunë e jo me prekje. Ju duhet të rrezatoni paqe, ju duhet të rrezatoni paqe në debate që ne të mësojmë”.
“Mos na shfaqni shenja dhune, prekeni njëri-tjetrin ua kam thënë, puthuni, kafshohuni e ledhatohuni, tregoni shenja dashurie”, ka thënë Mane.