Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe.
Kurti është takuar edhe me bashkëshortin e Rita Orës, regjisorin Taika Waititi.
“Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, ka shkruar Kurti.
Ora ka thënë se mënyra se si këtë vit ka festuar ditëlindjen e 33-të është e mrekullueshme. Ajo ka thënë se kjo vizitë në Kosovë dhe takimi me kryeministrin Kurti e ka bërë shumë të ngazëllyer për të ardhmen.
Ka shtuar se kanë planifikuar projekte të mëdha për vitin e ardhshëm.