Blerando sot ka debatuar me Azemin dhe Ilirjanën.
Ai i tha Ilirjanës se do të dalë të premten nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2.
“Ngoje muhabetin e më pas thuaj diçka këtu do të jem bashkë me ty, nuk do të dalë të premten”, ia ktheu Ilirjana.
Më pas reagoi Azemi duke thënë se ky vetëm flet e nuk di për çka, kurse Blerando ia ktheu duke i thënë: “E kë ndërruar pak strategjinë duhesh me ndërru, publiku të ka qit e kjo është një shans që ta ka dhënë publiku, ndryshoje strategjinë sepse publiku të ka qit”.
Tutje, Azemi deklaroi: “A të paska mësu dikush me fol a, a të paska leshu nga zinxhirit Buci a? Ti ke mbetur këtu të na këshillosh, a mos je ti ‘Vëllai i Madh’ a? I thotë dy fjalë dhe ik”.