Publiku ka vendosur se banori që duhet menjëherë ta ndërpresë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova është Besi.
Besi ishte bërë pjesë e kastit të edicionit të dytë të BBVK, që prej natës startuese, derisa këtë fundjavë ishte i nominuar bashkë me Ganiun dhe Bucin.
Nominimi ishte i tipit automatik dhe ishte dënim nga “Vëllai i Madh”, pasi që treshja e lartcekur kishin përdorur shprehje të pahijeshme kundrejt personave të tjerë brenda shtëpisë.