Në shtëpinë e BBVK, miqësia mes Santianës dhe Bucit vazhdon, pasi dyshja rrinë tërë kohën afër njëri-tjetrit.
Ky raport i ngushtë ka bërë që të dy të jenë në qendër të vëmendjes, duke u komentuar nga publiku, por edhe nga banorët brenda.
Pasi të dy kanë marrë mesazhe nga të dashurit që i kanë jashtë, dyshja prapë ka vazhduar të kalojnë kohë shumë pranë njëri-tjetrit.
Derisa qëndronin jashtë në oborr, Santiana thërret Bucin t’i afrohet, pasi dëshiron ta pyesë diçka.
Ajo duke qeshur iu drejtua Bucit me një pyetje interesante: “Mos na kanë lënë ata jashtë?”