Opozita po kërkon që të mos votohet Komisioneri për Informim dhe Privatësi, raporton Gazeta Enigma.
Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se kërkojnë që ky Komisioner të mos votohet dhe të kthehet në fillim procesi.
Njëjtë kanë thënë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Hykmete Bajrami, deputete ka deklaruar se është e duhur që ky Komisioner të mos votohet dhe të pritet për disa ditë deri në nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes palës kosovare dhe Ambasadës Britanike në vend.
“Ky Komisioner nuk duhet të votohet. Ka pasur parregullsi. Të pritet edhe disa ditë derisa të nënshkruhet Memorandumi Bashkëpunimit me Ambasadën Britanike. Kërkojë edhe që të merret parasysh edhe çështja e poentimit dhe të përfillen poenat që jepen nga britanikët dhe nga shoqëria civile”, ka thënë Bajrami.
Në ndërkohë Pal Lekaj, nga AAK-ja ka thënë se kanë informacione, se kandidati që ka marrë më së shumti pikë nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Bujari, ka deklaruar rrejshëm informacionet e tij dhe se e ka falsifikuar CV-në.
“Kemi informacione se Enver Bujari ka falsifikuar Cv-në dhe ka deklaruar rrejshëm të dhënat. Të mos votohet Komisioneri”, tha ai.
Sot në Kuvendin e Kosovës, pritet që të votohet Komisioneri për Informim dhe Privatësi.
Nga Komisioni në Kuvend kanë kaluar tre emra: Enver Bujari Krenare Sogojeva Dermaku Edon Myftari./Gazeta Enigma/