Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 e njohur dhe si modele, Jori Delli sot po feston ditëlindjen.
Ajo ka mbushur plot 29 vjet, me ç’rast nuk munguan urimet e shumta.
E, për t’ia shënuar këtë ditë të veçantë u kujdes edhe i dashuri i saj, këngëtari italian Fred De Palma.
Disa balona, një letër e shkruar, një çantë dhuratë e rrethuan nga lulet e shumta që këngëtari ia dërgoi mëngjesin e sotëm.