Senzacioni i edicionit të dytë të formatit “Big Brother VIP Kosova” padyshim që u cilësua transgjinorja Edona James.
Qysh në javët e para ajo arriti të marrë dashurinë e publikut, për të cilën ishte shprehur se i kishte munguar, e se s’do ta besonte që do t’i ndodhte një gjë e tillë.
Pavarësisht se një pjesë e qytetarëve ‘e përqafuan’ Edonën, një pjesë tjetër e tyre patën kritika duke shprehur kundërshtimet e tyre për vendimet e konkurrentes.
Madje, disa nga ta mbrëmë edhe ‘e gozhduan’ duke ia rikujtuar të kaluarën, më saktësisht emrin para ndërrimit të gjinisë.
Pamje në vijim: