Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka lavdëruar punën e Qeverisë, ku edhe ka deklaruar se për herë të parë ka arritur që të shkojë në Veri pa asnjë polic, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka shtuar se momentalisht në veri tëndit gjendja është e qetë dhe komode.
“Për herë të parë arrita me shkua në veri të vendit pa asnjë polic, shumë qetë, komod, mos me u tut që po ma mëshon dikush“, tha ai.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Besim Latifi, sekretar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili e quajti mashtrues Bulliqin.
Në një video të publikuar nga Latifi në Facebook, shihet se gjatë kësaj vizite ishin shoqëruar nga forca policore.
“Kjo e shpërfaq të vërtetën për vizitën e tij, për mashtrimet e gënjeshtrat që provojnë t’i shesin si të arritura të jashtëzakonshme. Ky është veç një mashtrues! Kështu i mashtroi qytetarët llapjanë, kështu mashtron gjithë vendin“, shkroi ai. /GAZETA ENIGMA/