Sara Gjordeni të martën u përjashtua nga “BBVIP”, pas incidentit gati në përplasje fizike me Franceskën.
Pa dyshim se më i prekuri nga të gjithë banorët për largimin e saj ishte Bardhi, partneri i saj gati prej fillimit të reality show-t.
Megjithatë, ditën e sotme, në “Shqipëria Live”, Sarës ju bë me dije se personi që menaxhon rrjetet sociale të reperit (menxheri apo familjarët), i kanë fshirë fotot e saj nga profili i tij në Instagram, madje i ka bërë edhe unfollow, gjë për të cilën ish-Missi tha se duhet të tregohen më të respektuleshëm si ndaj saj, por sidomos ndaj dëshirave të artistit dhe asaj që ai përfaqëson.
Nga ana tjetër, ajo u pyet edhe për episodin e “surprizës së motrës” brenda në shtëpi, teksa motra e Bardhit nuk e takoi Sarën, gjë për të cilën ajo tha se ishte e vetëdijshme për figurën jo perfekte që kishte përçuar dhe e priste një gjë të tillë, por nga ana tjetër tha se nëse familjarët e tij do donin ta njihnin, do ishte mëse e gatshme t’i takonte, ndërsa nuk e vuri në dyshim dashurinë e tyre.