Jo mos kini merak (ose pa panik sic do thoshte vetë Meritoni) moderatori i njohur nuk e ka lënë shtëpinë e “Big Brother” madje është mjaft i përfshirë në lojërat që po zhvillohen në program momentalisht, megjithatë duket se mbrëmjen e djeshme e ka lënë për pak kohë reality show-n.
Kështu, teksa gjithë vëmendja ka qenë tek përjashtimi Sarës dhe tek dinamikat e tjera të shtëpisë, Meritoni nuk është ndjerë mirë, fill pas momentit kur ka takuar edhe banoren e larguar.
Nisur nga kjo, në një moment drejtuesi i programit, Ledion Lico, i ka thënë që të shkojë në dhomën e rrëfimit që të marrë kujdesin e nevojshëm, por mesa duket moderatori paska pasur për trajtim mjekësor më të specializuar.
Sic bëhet me dije nga disa media, Meirotni, pasi mbarimit të spektaklit, ka dalë nga shtëpia dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, aty ku momentalisht janë urgjencat dhe ka marrë aty ndihmën e nevojshme, duke qëndruar për pak kohë.
Ky detaj, sipas mediave dhe burimeve të tyre gjithmonë, nuk është zbuluar nga produksioni ndërsa Meritoni është kthyer në shtëpi, teksa nga ana tjetër, faktin që ai ka qenë sëmure, e ka konfirmuar edhe Sara pas daljes së saj, duke thënë që ka pasur nevojë edhe për infuzion, që të qëndrojë në këmbë.
Megjithatë, nëse ka një të vërtetë në këtë histori produksioni me gjasë do ta sqarojë si cdo gjë tjetër.