Ajo është padiskutim njëra nga artistet më të suksesshme shqiptare.
Bëhet fjalë për Luana Vjollcën, e cila tashmë ka dëshmuar sukseset në çdo sferë.
Meqë muaji mars i dedikohet grave, revista e famshme gjermane “Life Magazin Germany” ka zgjedhur për kopertinën e këtij muaji, një nga vajzat që ka qenë gjithmonë krah për femrat e tjera.
“Këtë intervistë e pranova me kënaqësi pasi ndryshe nga çdo herë tjetër i dedikohet tërësisht femrave”, kanë qenë fjalët krahas postimit.
Biondja shfaqet shumëngjyrëshe, me stil të veçantë, ndonëse komentohet gjithnjë për paraqitjet.
Luana nuk do të ndalet me kaq pasi po punon vazhdimisht për projekte të reja.