Duket se gjithçka është sqaruar me vajtjen e Sara Gjordenit në Kumanovë, teksa “drama” më e madhe e ditëve të fundit, e nisur me daljen e Bardhit nga shtëpia e “BBVIP” krejt papritur dhe e vazhduar nga vetë Sara në “luftën” e saj me menaxherin e këngëtarit dhe me të gjithë ata që i kanë dalë kundër për deklaratat e saj, duket mund të ketë pas të gjithash një fund të lumtur.
Edhe pse Bardhi akoma nuk e ka “follow” Sarën në Instagram, kjo e fundit po qëndron në shtëpinë e këngëtarit, ndërsa më herët sot postoi një foto me të, duke treguar se janë bashkë, teksa tani ka postuar një foto po ashtu me nënën e tij, e cila sic ju bë me dije Bardhit në reality show nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, po ashtu sic tregoi edhe vetë reperi me anë të disa fotove në Instagram, por tashmë duket se gjithcka është mirë.
Kështu, ish-Missi ka nxjerrë një foto ku duket se ka kapur dorën e nënës së Bardhit dhe e shtrëngon, teksa i shpreh dashurinë në përshkrimin bashkangjitur, një tregues i qartë, të paktën sipas saj, që gjithcka është mirë mes tyre dhe se tashmë mund ta vazhdojnë lidhjen të qetë, pavarësisht pengesave.