Dafina Zeqiri thotë se është shtatzënë, deklarata e saj bën lëmsh rrjetin

Dafina Zeqiri thotë se është shtatzënë, deklarata e saj bën lëmsh rrjetin

Këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri, tash e disa muaj është në lidhje dashurie me Kreshnik Gjergjin.

Dafina në rrjet janë ngritur aludime se këngëtarja është në pritje të ëmbël, pasi e njëjta postoi në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi me mbishkrimin ‘future baby mama’, që në shqip do të thotë ‘nëna e ardhshme e një bebeje’.

E në postim nuk mungoi komenti as i Kreshnikut, i cili me shaka e ka pyetur ‘Xhihad, kush t’i ka fry ballanat’ – duke asociuar me një video e cila ishte bërë virale vite më parë në internet.

Edhe miq të Dafinës kanë komentuar, duke iu referuar këngëtares si nënë.

Është apo jo vërtetë shtatzënë, Dafina nuk bëri gjë tjetër veçse na konfuzoi me këtë postim.

Related Articles