Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës.
Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.
Ndër të tjera ai tha se përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e Shkurte Fejzës.
“Me miratimin e Asamblesë Komunale këngëtarja e njohur Shkurte Fejza merr Titullin “Qytetare Nderi” e komunës tonë. Natyrisht përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e saj”, ka shkruar Muharremaj.