Një roje sigurie në rezidencën e artistit kanadez të hip-hop, Drake, është “plagosur rëndë” në një të shtëna jashtë shtëpisë së muzikantit në Toronto.
Viktima, një mashkull i rritur, u dërgua me urgjencë në një spital të Torontos me lëndime të rënda, por jo kërcënuese për jetën pas të shtënave.
Paul Krawczyk i shërbimit policor të qytetit u tha gazetarëve se hetuesit kishin pak informacion dhe po studionin pamjet e vëzhgimit për të gjetur pista.
Sulmuesi raportohet se është parë duke ikur nga zona me një automjet.
Drake, emri ligjor i të cilit është Aubrey Graham, kohët e fundit ka pasur një grindje publike me reperin kalifornian Kendrick Lamar në një seri këngësh ‘diss’.