Sara Gjordeni ka zbuluar pak kohë më parë se është në pritje të ëmbël.
Ajo dhe partneri i saj, Bardhi Idrizi, do të bëhen prindër për herë të parë. Ish-banorja e “Big Brother VIP3” është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku me ndjekësit e saj ndan momente të ndryshme nga përditshmëria.
Por jo vetëm kaq, pasi Sara nuk ka ngurruar të ndajë me fansat edhe detaje nga shtatzënia.Ditën e sotme, Sara ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një foto të ëmbël, ku shihet teksa pozon me barkun e rrumbullakosur.
Në fakt në foto duket vetëm hija e trupit të saj në mur, ku dhe ka shkruar ikonën e mbrojtjes nga syri i keq.
Ndërsa teksa ishin të ftuar në programin Cherry on top, Bardhi i propozoi Sarës dhe ajo u përgjigj “Po”. Madje së fundmi kanë nisur aludimet se çifti i ka dhënë fund beqarisë, pasi ish-banorja ka vendosur mbiemrin e këngëtarit në profilin e saj në “Instagram”.