Jul Deda shpërthen gjatë Post Big Brother, “Ndodhi një gjë që ska ndodhur asnjëherë në Big Brother “Egla kishte dal jashtë, kishte marrë makinë”..
Ndonëse kanë kaluar disa ditë prej se ka përfunduar spektakli i njohur BBVA3, ende vazhdohet të komentohet secila deklaratë e ish banorëve të këtij formati.
Gjatë së martës është zhvilluar një debat mes konkurrenteve në Post Big Brother Vip 3.
Jul Deda i cili në rënditjen finale ishte i dyti duket se ka pak hatërmbetje me produksionin.
Gjatë debatit mes banorëve dhe opinionistëve, Juli përmend skualifikimin e Eglës si dhe rikthimin e saj sërish në garë.
“Ndodhi një gjë që ska ndodhur asnjëherë në Big Brother, del një person i skualifikuar, siç doli edhe Klod Duro dhe nuk u kthye me dhomë të bardhë e as me votim, pra me fjalën i skualifikuar.
Del Egla e skualifikuar bën bujë video e saj se tash i kemi parë gjërat, video e saj nëpër Komunën e Parisit bën bujën e vet dhe rikthehet.”
Gjatë këtij Post Big Brother janë diskutuar shumë prej situatave të ndodhura brenda shtëpisë më të komentuar në vend.