Lutfi Haziri për lidhjen e vajzës së tij: Mozziku është dhëndrri im i ri

Lutfi Haziri për lidhjen e vajzës së tij: Mozziku është dhëndrri im i ri

Mozzik dhe Lotina Haziri, janë çifti më i komentuar i momentit.

Dyshja para pak javësh kanë bërë publike lidhjen e tyre, me ç’rast kanë marrë vëmendjen e audiencës.

Lotina Haizir, është vajza e politikanit të njohur kosovar, Lutfi Haziri.

Gjatë një interviste, ky i fundit ka folur për marrëdhënien e re të vajzës së tij.

“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, ishte pyetja që iu parashtrua nga udhëheqësi i këtij emisioni.

Ndërsa nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës iu përgjigj:

“Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh ai.

Tutje ai u shpreh tejet i lumtur për këtë lidhje mes reperit dhe vajzës së tij. /Gazeta Enigma

Related Articles