Nuk ka shumë kohë prej se është publikuar albumi i dy artistëve kosovarë, Azet dhe Dardan.
“Eurosport” mban emrin albumi i cili në platformën e njohur muzikore, “Spotify” para pak ditësh është renditur si i gjashti album më i dëgjuari në botë, për momentin, njofton Gazeta Enimga
Kjo prurje e dy këngëtarëve nga Kosova, ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët përveç se në “Spotify”, kanë klikuar me miliona herë edhe në “Youtube”, aty edhe ku janë publikuar videoklipet e disa prej këngëve.
E këtë lajm e ka bërë të ditur vet reperi Azet, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Dyshja ka filluar të mbaj koncerte në vende të ndryshme në Evropë. /Gazeta Enigma