Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar një Kroaci, me ftësë të homologut të saj, Zoran Milanoviq.
E para e vendit e ka falënderuar Milanoviqin për ftesën, derisa ka potencuar mbështetjen e madhe që shteti kroat ia ka dhënë Kosovës ndër vite.
Osmani së bashku me zotëriun e parë, Prindon Sadriun, do të marrin pjesë në manifestimin tradicional Sinjska Alka.
“Në prani të mijëra qytetarëve kroatë, Sinjska Alka organizohet në nderim të sakrificës dhe trimërisë së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut. Këto manifestime përfshijnë një sërë ngjarjesh kulturore dhe artistike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes. /Gazeta Enigma