Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Kroaci.
Vizitë kjo e cila vjen pas ftesës së homologut të saj, Zoran Milanoviq.
Osmani do të marrë pjesë në organizimin tradicional “Sinjska Alka”, nën patronatin e presidentin kroat.
“Sinjska Alka”, është manifestim i cili nderon sakrificën dhe trimërinë e ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut.
Për vizitën e presidentës së Kosovës, ka shkruar edhe gazeta e njohur kroate Index.hr.
Në shkrimin e këtij mediumi theksohet se e para e shtetit, në Sinj ka mbërritur me helikopter “Black Hawk”.
Ajo në këtë vizitë shoqërohet nga bashkëshorti i saj, zotëriu i parë Prindon Sadriu. /Gazeta Enigma