Lille takon Fenerbahçen, Edon Zhegrova përballë Mourinhos

Lille takon Fenerbahçen, Edon Zhegrova përballë Mourinhos

Sot Lille do ta ketë përballë Fenerbahçen në kuadër të play-offit për Ligën e Kampionëve.

Skuadra në të cilën luan Edon Zhegrova do të përballet me skuadrën turke që në krye ka trajnerin legjendar, Jose Mourinho.

Francezët konsiderohen favoritë të lehtë në ndeshjen e parë, pavarësisht disa largimeve që e kanë prekur ekipin.

Ndërkaq, klubi nga Stambolli, me trajner të ri e me përforcime si Allan Saint-Maximin dhe Youssef En-Nesyri, pritet të jetë problem për kundërshtarin. /Gazeta Enigma

Related Articles