Dani Olmo në Barcelonë, arrihet marrëveshja

Dani Olmo në Barcelonë, arrihet marrëveshja

Dani Olmo shumë shprejt pritet të kaloj tek Barcelona.

Kjo pasi këta të fundit thuhet se kanë arritur marrëveshje me RB Leipzig për transferimin e lojtarit, pas marrëveshjes personale me të.

Sipas të gjitha gjasave, transferimi i yllit spanjoll te Barcelona duket tashmë një çështje e kryer, pas marrëveshjes mes klubeve respektive.

Kështu ka njoftuar edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

“Dani Olmo te Barça, ja ku po shkojmë! Marrëveshja verbale në fuqi pas misionit kyç në Leipzig për drejtorin e Barçës, Deco”.

“Shuma e garantuar prej 55 milionë eurosh plus 7 milionë euro shtesë, pjesa kryesore e vështirë për t’u arritur”.

“Olmo ra dakord për gjashtë marrëveshje gjashtëvjeçare të vlefshme deri në qershor 2030 dhe ai donte që të transferohej te Barça”, ka shkruar Romano në Twitter.

Ndryshe, transferimi i Olmos vjen pas dështimit për afrimin e Nico Williams nga Athletic Bilbao. /Gazeta Enigma

Related Articles