Në Paris janë duke u mbajtur Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Në ekranet tona po vazhdojmë të shohim shkëlqimin e lojtërëve, hapsira të mëdha, të menduara deri në detajin e fundit për secilën disiplinë si dhe me qindra njerëz që punojnë që gjithçka të shkoj ashtu siç duhet.
Mirëpo duket se jo gjithçka kalon përmes ekranit deri tek ata që ndjekin me vëmendje këtë kompeticion.
Së fundmi, Legjenda e notit të skuadrës së Britanisë së Madhe, Adam Peaty ka zbuluar se si atletët kanë gjetur krimba në ushqimin e tyre në Fshatin Olimpik në Paris.
Atij të cilit iu desht të luftonte edhe Covid-in gjatë Lojërave, ka ngritur shqetësime a i përket kushteve në fshatin e Lojërave Olimpike 2024 ku sportistët e gjithë botës bashkëjetojnë prej disa ditësh. /Gazeta Enigma