Publikoi hartën e rajonit pa Kosovën, ky është zyrtari i kabinetit të qeverisë hungareze

Publikoi hartën e rajonit pa Kosovën, ky është zyrtari i kabinetit të qeverisë hungareze

Gjatë së hënës, Balazs Orban, drejtor politik i kabinetit të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, ka publikuar një hartë të rajonit në të cilën nuk shihet Kosova askund.

Harta që tregonte numrin e medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike në Paris nuk i shfaq fare kufijtë e Kosovës edhe pse Hungaria e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

“S’ka nevojë për fjalë – numri i medaljeve olimpike në rajon”, ka shkruar Balazs Orban derisa krenohej me 19 medaljet olimpike të Hungarisë. /Gazeta Enigma

Postimi i tij:

Related Articles