Aro Muric, portieri i Ipswich Town sot pati debutimin e tij në Premierligë.
Mirëpo sot duket se nuk është dita më e mirë e tij.
Në vetëm katër minuta, Muriq ka pësuar tre gola.
Në minutën e 11-të, ai mori golin e parë nga Haaland nga pika e bardhë.
Tre minuta më pas, u ndëshkua nga De Bryne (’14), kurse të tretin në minutën ’15 nga i pandalshmi, Erling Haaland. /Gazeta Enigma