Reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha është lënduar së fundmi.
Ai ka pësuar një lëndim të rëndë ku si pasojë do t’i duhet të operohet.
Përmes një postimi ai ka njoftuar se për gjashtë muaj do të jetë larg futbollit.
“Të dashur fansa, miq dhe familjarë. Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime. Fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit pësova një dëmtim të rëndë. Do të më duhet të bëj një operacion sa më shpejt dhe të qëndroj larg futbollit për 6 muaj. Gjithçka është në dorën e Zotit. Do të rikthehem edhe më i fortë në fushë, inshallah”, shkroi ai në një postim. /Gazeta Enigma