Para pak javësh është raportuar për një incident të ndodhur në një restaurant mes disa vajzave të njohura të shoubizit shqiptar.
Bëhet fjalë për konfiliktin fizik mes motrave Berisha si dhe Klea Pengas.
Së fundmi janë publikuar disa pamje të kamerave të sigurisë, ku ka ndodhur incidenti.
Në video shihen se si motrat Antonela dhe Mariela Berisha afrohen drejt Kleas dhe fillojnë të ushtrojnë dhunë fizike.
Klientët e lokalit kanë ndërhyrë për t’i ndarë.
Deri më tani, Policia ka sekuestruar dy automjetet që u përdorën nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha ditën kur u dhunua Klea Prenga, raporton Tch, transmeton Gazeta Enigma.
Policia e Shtetit është duke vijuar kërkimet për kapjen e tyre ndonëse nga sistemi TIMS rezulton që s’kanë dalë jashtë vendit. /Gazeta Enigma