Endrit Krasniqi edhe zyrtarisht i ka ndarë rrugët me Klubin Futbollistik “Shkëndija”, raporton Gazeta “Enigma”.
Futbollisti nga Prishtina i ka dhënë fund aventurës një vjeçare te klubi tetovar, ndërkohë që destinacioni tij radhës pritet të jetë sërish Kosova.
Ai është larguar nga ‘kuqezinjtë’ për arsye familjare.
Siç mëson Gazeta “Enigma”, Drita dhe Suhareka janë në garë të ngushtë për t’i fituar shërbimet e mesfushorit ofansiv.
Kujtojmë që Krasniqi edhe më parë ishte pjesë e Dritës. /Gazeta Enigma