Edon Zhegrova në syrin e klubit të madh të Premierligës

Edon Zhegrova në syrin e klubit të madh të Premierligës

Edon Zhegrova mund të jetë lojtar i ardhshëm i gjigantit anglez, Chelsea.

Futbollisti kosovar mund të transferohet tek ‘Blutë e Londrës’ gjatë verës së ardhshme.

Së paku kështu ka raportuar mediumi “Fichajes.net”, përcjell “Gazeta Express”.

Fantasisti kosovar sezonin e kaluar arriti t’i shënonte 12 gola dhe i dhuroi 10 asistime.

Anësori dardan e nisi në mënyrë perfektë edhe këtë sezon ku ka realizuar katër gola në pesë ndeshje, tri në Ligën e Kampionëve dhe një në Ligue 1.

Falë këtyre performancave ai mund të jetë lojtar i ekipit londinez që nga vera e vitit 2025.

Zhegrova ndryshe cilësohet edhe si lojtari më premtues në rolin e tij në Ligue 1.

Futbollisti dardan u transferua tek skuadra e Lillet në janar të vitit 2022 nga Baseli. 

Related Articles