Sigal Prishtina përballë Trepçës, sot finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Sigal Prishtina përballë Trepçës, sot finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Sigal Prishtina do të përballet sot me Trepçën në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Superkupa filloi me ndeshjet çerekfinale në Prizren dhe do të përfundojë sot në mbrëmje, me përballjen e dy skuadrave me traditë të basketbollit të Kosovës.

Bardhekaltrit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Vëllaznimit 78:73, ndërsa në gjysmëfinale ndaj Pejës 91:80. Ndërkohë, mitrovicasit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Borës 85:76 dhe në gjysmëfinale ndaj Golden Eagle Yllit 83:61.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në Palestrën “Sezai Surroi”. /Gazeta Enigma

Related Articles