Edon Zhegrova po kalon një kohë shumë të mirë në Lille.
Duket se lojtari është në formën e tij më të mirë, pasi ka treguar rezultat për skuadrën franceze.
E për paraqitjet e tij në fushën e blertë ka folur edhe trajneri i Lille, Bruno Genesio.
Ai ka thënë se Zhegrova ka aftësi të jashtëzakonshme dhe pritet t’i ndihmojë klubit gjatë këtij sezoni.
Ajo që më pëlqen është se di të jetë vendimtar. Ai është i aftë për të shënuar gola. Ai ka cilësi dhe talent individual që e ndihmon ekipin. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme, është shumë i zoti dhe mund të lëvizë shumë shpejt me topin. Ai është një nga lojtarët që mund të bëjë diferencën menjëherë”, ka thënë trajneri i Lille.
Kujtojmë se Edon Zhegrova së fundmi është përjashtuar nga grumbullimi i kombëtarës kosovare, pasi që sipas FFK-së, ka thyer rregulloren.
Zhegrova u dëbua nga ekipi i Kosovës nga trajneri Franco Foda dhe ende nuk dihet se a do të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit me fanellën “Dardane”. /Gazeta Enigma