Alarm për bombë në klubin ku do performonte, reagon Mozzik

Alarm për bombë në klubin ku do performonte, reagon Mozzik

Një alarm për bombë e ka penguar Mozzik që të këndojë në një club nate në Gjermani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mozzik ka shpjeguar situatën.

“Gjithçka ndodhi mbrëmë nuk e di, por kam marrë vesh që ka pasur lajmërim për bombë brenda në club. Dhe policia bëri punën e vet, për shkaqe sigurie nuk patëm mundësi të këndoj”, shkruan ai duke shprehur keqardhjen pasi ishte planifikuar menjëherë pasi ora të trokiste 00:00 duke shënuar ditëlindjen e tij.

Më tej, Mozzik i ka këshilluar njerëzit të jenë të qetë dhe pozitivë sepse në të vërtetë ka qenë alarm i rremë.

“Ka pasur vetëm alarme të rreme për një bombë brenda e që në realitet s’ka pasur asnjë gjë”.

Related Articles