Laura Fetahu sërish lë “gojëhapur” jurinë e “X factor” në Itali

Laura Fetahu sërish lë “gojëhapur” jurinë e “X factor” në Itali

Laura Fetahu edhe në parqitjen e saj të dytë ka lënë “gojëhapur” jurinë e X factor në Itali, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këngën “Boss b*tch”, para një jave Laura ka bërë për vete jurinë, të cilët u shprehën se ajo është e jashtëzakonshme dhe se nuk gabon aspak në nota, si një profesioniste e vërtetë.

E nuk kishte se si një talent si Laura të mos kalonte në fazën tjetër.

Tashmë shqiptarja do të vijojë garën si këngëtare e trajneres Paola Lezzi.

“Ajo nuk gabon asgjë, na nxjerr jashtë loje dhe ne, është e jashtëzakonshme”, thanë mes batutash trajnerët duke vlerësuar zërin dhe perfomancën e shqiptares. /Gazeta Enigma/

Related Articles