Organizata joqeveritare serbe “Aktiv” së fundmi ka ndërprerë bashkëpunimin me Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).
Kjo pasi që organizata pretenton se EULEX-i nuk ka reaguar ndaj thirrjes së tyre për të marrë masa ndaj arrestimit të një qytetari serb, Millosh Subotiq.
Sipas një deklarate të OJQ-së, thuhet se misioni evropian ka dështuar në monitorimin e institucioneve të Kosovës, sa i përket shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Tutje kjo organizatë pretendon se ka pasur “torturë policore” ndaj Subotiqit.
Mirëpo, lidhur me rastin ka reaguar Policia e Kosovës.
Organet e rendit e mohojnë se ka pasur dhunë ndaj personit të fjalë.
PK-ja sqaron në detaje rastin e arrestimit të qytetarit serb.
Për më tepër, policia e ka ftuar edhe Inspektoratin e Policisë për hetimin e rastit, lidhur me pretendimet se kinse zyrtarët policorë kanë keqtrajtuar personin në fjalë. /Gazeta Enigma