Mes shumë të ftuarëve, familjarë, miq e kolegë nga bota e shou bizit, Dafina Zeqiri, kurorëzoi dashurinë e saj me një dasëm, e cila duket të ketë qenë mjaftë e bukur.
Ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji festuan bashkë me njerëzit më të afërt të tyre për orë me radhë.
Bazuar në fotografitë dhe videot e shpërndara nëpër rrjetet sociale, duket se gjithçka ishte menduar deri në detajin e fundit.
Padyshim se nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pothuajse e tërë vëmendja ishte tek këngëtarja e cila për natën e veçant të saj kishte vendosur t’i ndërronte fustanat disa herë.
Këto janë disa prej fotografive të nusës më të re të shou bizit, Dafina Zeqiri. /Gazeta Enigma