Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, gjatë një interviste ka folur për ndeshjet e nëntorit.
Ai ka theksuar se dy lojtarë të kombëtarës janë të lënduar dhe mbetet të shihet se a do të jenë të gatshëm për ndeshjet.
“Mund të ketë ndryshime, para se të vija këtu isha në takim me selektorin, nuk e ka të lehtë, as unë nuk e di se çfarë do bëj selektori, nëse mungon një lojtar me cilin do ta zëvendësoj”, tha ai.
“Leart Paqarada ka përsuar një lëndim, nuk mund të jetë pjesë e grumbullimit”, theksoi drejtori i kombëtares gjatë një interviste në ATV, përcjellë Gazeta Enigma.
“Nuk është i sigurt Milot Rashica..Një shqetësim e kemi edhe për Bersant Celina, i cili është lëndu, por mbetet ta shohim raportin e mjekëve dhe të vendoset për nesër”, shprehet tutje Sahiti. /Gazeta Enigma