Vëllai i shkruan letër, Jonida emocionohet pa fund kur përmendet babai i ndjerë

Vëllai i shkruan letër, Jonida emocionohet pa fund kur përmendet babai i ndjerë

Në një tjetër moment tejet emocional gjatë intervistës në emisionin Sol, Jonida Vokshi u surprizua me një letër prekëse nga vëllai i saj, Dori Vokshi.

Mesazhi i tij, plot dashuri dhe ndjenjë mbështetjeje, i dedikohej Jonidës dhe familjes së tyre pas humbjes së babait, duke prekur thellë jo vetëm Jonidën, por edhe të gjithë publikun.

“Po ta shkruaj këtë letër me sy lart në qiell. E di që këto muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për ne. Duke shpresuar dhe duke u lutur në Zot çdo ditë, që një pjesë e shpirtit tonë mos të largohet nga ne. Por Zoti vendosi ta marr pranë vetes. Ai gjithmonë do të jetë engjëlli jonë mbrojtës. E di që fizikisht nuk jam aty me ju, por me shpirt e me zemër jam gjithmonë me ty dhe me mamin. Ju kam dashtë, ju dua dhe do t’ju dua deri në frymën e fundit! E guximshme, e fortë dhe kokëlartë gjithmonë, siç babi të donte. Të dua shumë!”, shkruhet në letrën e Dorit.

Jonida, e emocionuar deri në lot, falënderoi vëllanë e saj për këtë gjest prekës dhe për dashurinë e pakushtëzuar që ai gjithmonë ka treguar për familjen e tyre.

“Shpirti i motrës, edhe unë të dua shumë! Ai është gjysma ime, dhe e di që e ka pasur shumë të vështirë. Ka dashur me shpirt dhe fizikisht të jetë pranë nesh, pavarësisht se e dimë sa e vështirë është për dikë që punon jashtë vendit të gjejë kohë për familjen. Por ai gjithmonë e ka bërë të pamundurën për të na qëndruar afër”, tha Jonida.

Letra e Dorit dhe mesazhi i tij për motrën thekson lidhjen e ngushtë dhe mbështetjen që familja e Jonidës ka treguar gjatë një periudhe të vështirë.

Related Articles