“Kosova tashmë e ka identitetin e saj” – Sot merret vendimi i UEFA për ndeshjen Rumani-Kosovë

“Kosova tashmë e ka identitetin e saj” – Sot merret vendimi i UEFA për ndeshjen Rumani-Kosovë

UEFA sot pritet të marrë një vendim rreth ndeshjes Rumani – Kosovë.

Ndeshje kjo e cila u zhvillua të premten në Bukuresht, mirëpo u ndërpre si shkak i thirrjeve raciste nga titozët rumunë.

Me ç’rast kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, mori vendim që t’i tërhiqte jashtë fushë futbollistët.

Sot në një konferencë për media ka folur trajneri i “Dardanëve” Franco Foda.

Foda tha se nuk ka rëndësi se çfarë vendimi do të marrë UEFA.

“Dua t’ua bëjë të qartë të gjithëve. Kosova tashmë e ka identitetin e saj”, tha Foda.

Kombëtarja nesër në “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. /Gazeta Enigma

Related Articles