Gazetari lituanez kërkon këngën e Shkurte Fejzës përmes “Shazam”, nuk e gjen

Gazetari lituanez kërkon këngën e Shkurte Fejzës përmes “Shazam”, nuk e gjen

Një moment interesant është vërejtur mbrëmë në ndeshjen midis Kosovës dhe Lituanisë, transmeton Gazeta Enigma.

Kënga e Shkurte Fejës “Mora fjalë” teksa po dëgjohej në stadionin “Fadil Vokrri”, duket se i la përshtypje gazetarit lituanes.

Kjo pasi ai u pa duke e kërkuar atë përmes aplikacionit “Shazam”, që shërben për gjetjen e këngëve.

Kujtojmë se Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. / Gazeta Enigma.


Related Articles