Njëri ndër këngëtarët më të njohur të estradës shqiptare, Yll Limani, para pak ditësh kishte njoftuar se do të mbaj një koncert madhor, shkruan Gazeta Enigma.
Koncert ky i paraparë me datën 27 dhjetor, në të cilin këngëtari do të interpretonte këngët e tij të cilat kanë fituar zemrën e mijëra ndjekësve të muzikës së Limanit.
Me të njoftuar për datën, biletat që ishin në shitje, u “avulluan” brenda 24 orësh.
Interesimi i publikut ishte shumë i madh për të parë e dëgjuar nga afër hitet e Yllit.
Për këtë para pak minutash është bërë e ditur se menjëherë të nesërmë, në po të njëjtin vend do ta mbaj edhe natën e dytë të koncertit.
Kujtojmë se ky do të jetë një “Live Shoë” i këngëtarit. /Gazeta Enigma