Sot KQZ-ja pritet t’i certifikojë 17 subjekte politike

Sot KQZ-ja pritet t’i certifikojë 17 subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot gjatë ditës do të mbaj mbledhje.

Aty në rend të ditës do të jetë edhe certifikimi 17 subjekteve politike me 674 kandidatë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’ju konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me certfikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, tha ai.

Javën e kaluar, KQZ-ja ka certifikuar 11 subjekte politike me gjithsej 606 kandidatë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë periudhës së aplikimit të subjekteve politike (1 shtator – 11 dhjetor 2024), 28 subjekte politike me gjithsej 1,280 kandidatë kanë dorëzuar kërkesën për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje. /Gazeta Enigma

Related Articles