Kryeministri i Koosvës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në meshën kryesor të Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza”, raporton Gazeta “Enigma”.
Kurti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se “Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim”.
“Uroj që Krishtlindja të na e sjellë afër mendjes dhe zemrës se kujdesi dhe dashuria për tjetrin nuk duhen parë si privilegje. Ato janë përgjegjësi ndaj çdonjërit që të jetoj me dinjitet”, ka shkruar Kurti.