Pirro Çako ftesë publike Parashqevisë: Të bëjmë këngë bashkë

Pirro Çako ftesë publike Parashqevisë: Të bëjmë këngë bashkë

Këngëtari Pirro Çako ka shprehur publikisht dëshirën për një bashkëpunim me artisten Parashqevi Simaku, pas një periudhe të gjatë mungese në skenën muzikore. Pas rikthimit të saj, Çako ka zbuluar se ka tentuar disa herë të kontaktojë Parashqevi, por nuk ka marrë përgjigje nga ajo.

“Kam provuar të kontaktoj Parashqevi shumë herë, duke i shkruar dhe kërkuar mundësi për t’u takuar. Kam pasur dëshirë të flisnim dhe të kujtonim së bashku momentet e kaluara,” – tha Çako. Ai shtoi se është i lumtur që artisten e ka parë sërish në publik dhe shpreson që kjo të sjellë mundësi pozitive për të dy.

Për më tepër, Çako theksoi se një bashkëpunim muzikor me Parashqevin do të ishte një moment i paharrueshëm. “Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë të re dhe të realizonim diçka bashkë, por kjo është në duar të saj. Nëse ajo do të dëshirojë, do ta mbështes me shumë kënaqësi,” – përfundoi ai.

Kënga e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë” është shndërruar në një himn të gëzimit dhe shpresës, duke përcjellë mesazhin e dashurisë për jetën. Me vargjet e poetit Agim Doçi dhe melodinë e Pirro Çakos, mori jetë kënga që rrëmbeu shpirtin e çdo dëgjuesi, që dhe sot pas 36 vitesh e shijon si ditën e parë.

Ishte viti 1988 kur Çako, ende në hapat e parë të karrierës, guxoi të kërkonte bashkëpunim me artisten më të dashur të momentit.

Pirro Çako: Pata një lajthitje… sepse unë isha askush në atë periudhë dhe pretendova që një këngë që kisha kompozuar t’ia jepja këngëtares më në zë. Kisha besim se ajo ishte një këngë e bukur, por duhej të shkonte në vendin e duhur. Gjërat u bashkuan, unë një anonim dhe Parashqevi Simaku në atë periudhë diva e muzikës shqiptare dhe ky konfigurim dhuroi këtë këngë që për mua është kënga më e famshme, më e kënduara në të gjitha trevat shqiptare.

Related Articles