Sin Boy dhe Rina sjellin versionin audio të këngës “ChaCha”

Sin Boy dhe Rina sjellin versionin audio të këngës “ChaCha”

Sin Boy dhe Rina Balaj kanë sjellë duetin muzikor të radhës, të cilin e kanë titulluar “ChaCha”.

Kjo këngë është në vazhdën e bashkëpunimeve që çifti ka sjellë në vitet e fundit.

Ata e nisën bashkëpunimin profesional me hitin “Gigi” në vitin 2018, videoja e të cilit numëron afro 80 milionë shikime në YouTube.

Në atë kohë, dy këngëtarët kishin filluar edhe lidhjen e tyre romantike ashtu që vazhduan të ishin bashkë si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale.

Pasuan disa këngë të tjera që u pëlqyen nga fansat e tyre, ndërsa më e reja është “ChaCha” që ka ardhur në versionin audio./Gazeta Enigma/

Related Articles