Xheneta tallet me suksesin e Drilonit në boks

Xheneta tallet me suksesin e Drilonit në boks

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, e ka tallur Drilonin për suksesin e tij në boks.

Ajo shkon aq larg sa e quan ‘kampion bërlloku’ teksa e kritikon se nuk di të flasë e as të shkruaj shqip.

“Kampion i botës dhe kjo nuk shlyhet asnjëherë”, ishte kundërpërgjigja e Drilonit.

Në diskutim u inkuadruan edhe Rovena e Sara që e kritikuan ashpër Xhenetën për deklaratën e dhënë.

“Shihe si fyen, a e di se ka dalë kampion bote në ‘kick box’, pse e fyen kur është nderë për të gjithë që Driloni ka marrë at çmim”, u shpreh Rovena.

“Sepse nuk ka asgjë të vetën, njeriu që është mirë me vetveten nuk i ulë të tjetër. Ti s’ke asgjë tënden për atë ulë të tjerët”, u shpreh Sara.

Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.

Related Articles