Ofendimet ndaj Gjestit siç shihet nuk janë ndalur në Big Brother VIP Albania 4.
Pas rastit të G-Banit, i cili i ofendoi motrën dhe nënën, e më pas bullizimet e vazhdueshme të Jozit, një tjetër moment ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (e martë).
Si fillim ishte opinionisti Arbër Hajdari ai që u shpreh për Gjestin se “ka një marrë një lopatë të madhe dhe po hap gropat, ndërsa banorët e tjerë po i bien brenda një nga një”.
Më pas, u lexua Zarfi i Zi dhe u bë e ditur se Bani, Jozi dhe Amber shkojnë në një televotim dhe një prej tyre lë shtëpinë.
Ndonëse Amber vendosi të largohej menjëherë.
E derisa kjo e fundit sapo u largua nga shtëpia, dëgjohet Laert Vasili teksa ofendon Gjestin.
“Është faji i atij të voglit që hap gropa”, thotë Laerti.